You are here: Home › reth-nesh

Kalendari i ngjarjeve

December - 2018
SunMonTueWedThuFriSat
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Lajmet e fundit

Etiam non lacus
10-28-2010
Morbi sodales accumsan arcu sed venenatis. Vivamus leo diam, dignissim eu convallis in, posuere quis magna. Curabitur mollis, lectus sit amet bibendum faucibus, nisi ligula ultricies purus
Cras ullamcorper
10-28-2010
Etiam non lacus ac velit lobortis rutrum sed id turpis. Ut dictum, eros eu blandit pellentesque, nisi nisl dapibus mauris, sed feugiat enim urna sit amet nibh. Suspendisse sed tortor nisi. Nulla facilisi. In sed risus in est cursus ornare.
Vivamus vitae
10-28-2010
Lusce pulvinar velit sit amet ligula ornare tempus vulputate ipsum semper. Praesent non lorem odio. Fusce sed dui massa, eu viverra erat. Proin posuere nulla in lectus malesuada volutpat. Cras tristique blandit tellus, eu consequat ante
Another News
10-28-2010
Vivamus vitae augue sed lacus placerat sollicitudin quis vel arcu. Vestibulum auctor, magna sit amet pulvinar tristique, nunc felis viverra tortor, venenatis convallis leo mauris eu massa. Intege
backnext

Rreth nesh

Projekti "Libraria e Çarshisë” paraqet nismë për të avancuar dhe pasuruar ofertën kulturore, letrare dhe artistike shqiptare në Shkup. Në një lokacion tejet atraktiv, pranë Sheshit Skënderbeu, në hyrjen e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, me një ambient të veçantë, të ngrohtë dhe mikpritës, hap dyert për të gjithë idhtarët e librit shqip, artit dhe kulturës tradicionale dhe bashkëkohore. Duke i ofruar vizitorit të librarisë librin më të ri shqip, si dhe arkivat e pasura të të gjithë botuesve shqiptarë nga të gjitha rajonet, do të afrojmë lexuesin e Maqedonisë drejt ngjarjeve më aktuale letrare.

Mes aktiviteteve të rregullta promovuese, theks të veçantë do të kenë:

1.Promovimi mediatik. Në bashkëpunim të ngushte me mediat elektronike dhe të shtypura, është planifikuar të ndahet hapësirë e veçantë për të prezantuar fjalët e fundit të botimit shqiptar nga i tërë rajoni.Ky promovim ka për qëllim afirmimin e librit si vlerë e veçantë tek të gjitha brezet.

2.Promovimi i librit të ri. Organizuar nga Libraria e Çarshisë, autorët dhe botuesit do të kenë mundësinë e promovimit të botimit të ri para publikut të cilësuar, duke përfshirë të gjitha elementet skenike brenda Librarisë, dhe paisjes më modern audio-vizuele, dhe me prezentim të përshtatshëm mediatik

3.Interneti. Përmes kanaleve të ndryshme të rrjeteve sociale, çdo aktivitet do të gjejë dhe promovimin e tij miqësor dhe komercial. Libraria ka dhe portalin e vet ëëë.libraria.mk ku do të jetë i mundësuar dhe katalogu i botimeve, dhe sistemi për të blerë dhe porositur përmes internetit.

4.Mbrëmjet artistike. Në bashkëpunim me artistë të vendit dhe rajonit, do të organizohen: mbrëmje poetike, debate letrare, stand-up komedi, monologje dhe ngjarje tjera që do të senzibilizojnë publikun.

5.Galeri. Libraria ofron hapësirë dhe për promovime të pikturës, skulpturës dhe punimeve tjera, të cilat mund të kenë dhe karakter komercial.

6.Mbrëmje të komedisë.Parashikohen mbrëmje Kabare-Stand up komedi, me artistë të ndryshëm shqiptar.

7.Bashkëpunimi me institucione. Ky bashkëpunim do të thellohet me aplikim e projekteve të ndyshme promovuese drejt institucioneve përkatëse të shtetit dhe të huaja. Përveç atyre, theks i veçantë do ti jepet bashkëpunimit me shkollat fillore dhe të mesme nga vendi për të promovuar librin tek lexuesi i rij.

8.Muzika. Duke instaluar intrumente muzikore, Libraria parashikon organizimin e mbrëmjeve të lehta muzikore, ku do të promovohen artistë me performanse të tyre ndaj publikut, gjithmonë duke dhënë theks shijes së veçantë dhe të shkolluar.

9.Tribuna, Konferenca, Debate mbi problematika të librit shqip po edhe të librit të huaj një gjë që i mungon hapësirës kulturore shqiptare në vend

10. Kartelë të librarisë me të cilën kartelë fitoni benificione në Librari për të gjitha shërbimet, iventet, njohtimet me sms dhe me email, për librat, leximoren etj

11. Teatër kukullash shfaqje për fëmijë për të ngritur dhe pasuruar jetën kulturore në Shkup marrëvesje me teatro të tillë në Kosovë e Shqipëri.

Duke përcjellë trendin evropian, Libraria në vete përmban dhe cafe-bar i cili jep mundësi çdokujt të kalon çaste të rehatshme dhe të shijojë frymën e Shkupit të Vjetër. Këtu, jepet mundësia dhe për organizimin e kokteleve të ndryshme dhe mbrëmjeve të lehta muzikore. Kafe-bari do të veçohet me ambientin unik dhe me ofertën specifike. I tërë koncepti i integrimit të përmbajtjeve të ndryshme, do të paraqet platformë për të filluar iniciativa dhe ide të ndryshme bashkëpunimi mes anëtarëve dhe vizituesve të këtij klubi kompleks.

Bashkëpunimi me institucionet relevante do të jetë kyç për të zhvilluar dhe avancuar rolin e librit dhe artit në shoqërinë tonë. E tërë kjo do të bëhet përmes fushatave të ndryshme promovuese, si mediatike ashtu edhe të reklamimit të jashtëm.

Pika e Librarisë ka hapësirë prej 180 m2 në nivelin për vizitorë, si dhe magazinat që arrijnë hapësirë prej 500m2.

Themeluesi i Librarisë.

Motivi Group është grupacion i kompanive kryesisht të orientuar drejt shërbimeve për resurse njerëzore, përfaqësim juridik, konsulencë dhe programim, ku marrin pjesë:

Agjencia për punësime të përkohshme - Motivi

Agjencia për të drejta Autoruiale - Motivi Plus

Agjencia për konsultime për menaxhment dhe marrëdhënie publike – Picassa PR

Kompania për web design, multimedia dhe Hosting – ALBART

Grupacioni ka mbi 1.000 të punësuar aktiv, dhe në mesin e klientëve marrin pjesë:

Kompani vendore: ONE-operatori i telekomunikimeve, ALKALOID-kompania farmaceutike, TINEX-rrjeti i marketeve, Tregjet e Shkupit, Univerziteti Kolexhi Amerikan Shkup, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, GEMAK Trade, Dauti Komerc etj.

Institucione: Ministria e Ekonomisë, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Pushtetit Lokal, Qeveria e Maqedonisë-Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Ministria e Drejtësisë, Komuna Çair, Higjiena Komunale, Aeroportet e Maqedonisë, Fondi Pensional Invalidor, Agjencia për Investime të Huaja, Klinikat shtetërore, Teatri Shqiptar dhe Turk, Komuna Tetovë, Komuna Gostivar, Komuna Dibër, Ministria për Punë dhe politikë Sociale

Media: Alsat-M, Koha, Lajm, Radio Vati, TV ERA, gazeta.mk, ina-online